Serbët e kthejnë shqiponjën kokë-poshtë, djegin flamurin shqiptar dhe e postojnë në Tik Tok

Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 01.11.2021, 13:19

Duket se adoleshentët serbë kanë ndërmarrë një aksion për të hequr nga çdo shtyllë ku gjenden homologë flamuri shqiptar dhe ai Serb e më pas kanë filmuar gjithçka për ta postuar në rrjetet sociale. Videot e serbëve në Tik Tok kanë bërë xhiron e mediave sociale, ndërsa ata kanë pozuar duke mbajtur flamurin shqiptar kokë-poshtë. Në një tjetër video ata shihen duke djegur flamurin tonë me çakmak. Në lidhje me këtë incident diplomatik, pritet një reagim dhe falje e menjëhershme, për nxitje konfliktesh fqinjësie. E çuditshme që vijnë këto reagime nga populli serb kur lideri Vuçiç ka bërë “miqësi të përjetshme” me Edi Ramën...

Qytetarët shkruajnë për JOQ Albania:

Pershendetje JoqAlbania Nderkoh qe ju ne Shqipri pritet me duar te hapura serbet shif se qfar behet ne beograd. Dhe thojne qe flamuri shqiptar qendron ne serbi , shifeni vet ca urrejtje kan serbet per shqiptaret , e din serbet qe ne shqiperi ka vetem myslimane , po se din ata qe ka dhe katolik edhe ortodoks , urrejtja e tyre ne djall do vejne sic vajten"

Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit