JOQ Albania
App Store
SHKARKO
Home
JOQ Albania

“Mamaja ime më ka thënë një ditë…”/ Publikohet thirrja nacionaliste greke: Greqia të marrë Shqipërinë!
Shkruar nga: N Hoxha | Publikuar më: 31/10/2021 20:04

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Marrëdhëniet shqiptaro-greke janë karakterizuar herë pas here nga momente tensionesh, kryesisht për shkak të kufijve dhe mosmarrëveshjeve lidhur me ndarjen e tyre. Historikisht Greqia ka pretenduar të marrë territore në jug të Shqipërisë dhe asaj që e quan Vorio Epir. Ndërkohë gjatë viteve të fundit debati kryesor ka qenë në lidhje me detin Jon dhe marrëveshja për ndarjen e përbashkët të tij.

Ndarja e Detit Jon mes dy vendeve fqinjë ka të bëjë me ndarjen e tri hapësirave: Detit Territorial, Shelfit Kontinental dhe Zonave Ekonomike Ekskluzive, ku këto të fundit lidhen me shfrytëzimin e hapësirës dhe pasurive nëndetare, kërkimet për gaz, naftë etj. Kujtojmë se pak muaj më parë në lidhje me këtë çështje vetë kryeministri Rama deklaronte se është e drejta e Greqisë ta kërkojë atë pjesë të detit Jon dhe kjo gjë garantohet edhe nga e Drejta Ndërkombëtare.

Ndërkohë në rrjetet sociale së fundmi është publikuar një video me tone nacionaliste, ku thirrja kryesore është "Greqia të marrë Shqipërinë!" Siç edhe duket nga pamjet, i gjithë territori i Shqipërisë synohet të "merret" nga fqinjët duke vendosur flamuj grekë nga veriu në jug. "Mamaja ime më ka thënë një ditë do të blej..."- dëgjohet muzika epike në sfond.