JOQ Albania
App Store
SHKARKO
Home
JOQ Albania

Klodian Allajbeu i fal popullit 30 Mijë Lekë të vjetra, i zhvat 120 MLN Lekë të tjera me ndihmën e drejtor Kelit
Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 29/10/2021 21:48

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Kohët e fundit në media është reklamuar shumë propaganda e SPAK me “të lodhurit” e tenderave publikë, ata që kapen me shkelje në procedurat e prokurimeve me vlera qesharake përsa i përket miliardave që u jepen oligarkëve me një dorë dhe ky institucion i shet si arritje, ndërkohë që në anën tjetër liron për 3 ditë oligarkët e shëndetësisë që kontrabanduan dhe abuzuan me çmimet e medikamenteve mjekësore gjatë Covid dhe ua shitën shqiptarëve sa ua mban krahu. Një skenar i ngjashëm u aplikua edhe ditën e sotme me disa punonjës të bashkisë së Durrësit, të cilët kishin favorizuar në kritere klienteliste në specifikimet e një tenderi, një kompani që kishte marrë rreth 1 MLD Lekë vetëm nga pushteti lokal. Asnjë emër pushtetari të fuqishëm nuk pati penalizime nga ky korrupsion brenda institucionit të parë të një qyteti, por të vegjlit u burgosën e u proceduan penalisht. Oligarkët e Shëndetësisë janë ata që janë më të përjashtuarit përsa i përket hetimeve, sidomos tani që vitin që vjen buxheti i këtij sektori do rritet me mbi 7 MLD LEKË dhe do kenë mundësi të mbushin xhepat sa t’iu fryhen.

Në tenderin që do të trajtojmë sot, bëhet fjalë për një shkelje flagrante, të kapur automatikisht nga profesionistët e kësaj fushe. Nuk është çudi se pas të gjitha shkeljeve të kryera me paratë publike, Klodian Allajbeu, pronari i shumë-përfolur i EVITËS dhe njëkohësisht administratori i Spitalit Amerikan, nuk është pas hekurave. Arsyeja? Epo të gjithë mund ta merrni me mend se pse ky personazh mediatik që ha paratë e buxhetit të shtetit nuk preket nga askush. Vazhdojnë abuzimet që Enkel Joti u bën klientëve të tij e të vetë Ramës, e këtë radhë i ka dhënë Allajbeut një 126 MLN me diferencë me Fondin Limit rreth 30 Mijë Lekë të vjetra. Tenderin e ka përfituar si klient i vetëm në garë dhe është shënuar me FLAMUR TË KUQ për Mungesë Konkurrence.

Do të vazhdoni të skandalizoheni me tenderat që merr Allajbeu derisa SPAK të bëjë sikur s’i sheh, ose derisa të vijë ndonjë raport akoma më therës që do i tërheqë veshin, e pastaj do nisë të hyjë në sektorin KÇK të JOQ Albania për të gjetur gati oligarkët që janë për t’u hetuar, nisur nga Allajbeu, shoku i shefit të titullarit të institucionit.


*Shënim I: Pjesët e nënvizuara në tekst me ngjyrë të kuqe, janë hiperlinke që të drejtojnë në faqe të tjera, informacione shtesë, shpjeguese në lidhje me lajmin*

© 2021 JOQ ALBANIA Të gjitha të drejtat e rezervuara

Ky artikull është ekskluziv i JOQ ALBANIA, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to". Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar JOQ ALBANIA dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.