JOQ Albania
App Store
SHKARKO
Home
JOQ Albania

SKANDALI me TENDERAT/ Të PËRFSHIRË edhe Veliaj me Maznikun! Kur do arrestohen?! 600 MLN 23-vjeçares
Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 29/10/2021 16:51

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Ditën e sotme SPAK “me dorë të hekurt” me ata që nuk u njihen as emrat dhe janë thjesht disa zhvatës lokalë, bëri “kërdinë” në mediat rilindase sikur kishte zhvilluar një mega-operacion korrupsioni. Ajo për çfarë behej fjalë në fakt ishte thjesht një tender në të cilin u kapën favorizime klienteliste në pjesën e formulimit të kritereve për kompaninë fituese nga ana e punonjësve të Bashkisë së Durrësit. Tenderi në dukje të jepte përshtypjen se ishte i rregullt, pasi nuk ishte shënuar as me FLAMUR TË KUQ për Skualifikim të të gjithë Operatorëve Konkurrues përveç Fituesit. Vlera e Fondit Limit ishte 70 MLN LEKË pa TVSH me llojin e procedurës Kërkesë për Propozim. Nga 8 kompani në garë, 7 u skualifikuan pasi nuk kishin përmbushur kritere specifike të hartuara nga punonjësit e bashkisë Durrës që fitues të ishte kompania R&R me zotëruese 100%, 23-vjeçaren Lediana Rami.

Por rezulton se një grup i zyrtarëve të bashkisë së Emirjana Sakos e kishin stisur aq mirë përqindjen që merrnin nga kompanitë e përmendura në tender, sa kushedi në sa procedura të tjera publike e kanë zbatuar. Dhe kur bie fjala për kompanitë e vogla të fisit Rami që e kishin bërë rrugë këtë punë, imagjinoni se sa e kanë patur pazarin zyrtarët për oligarkët e mëdhenj që marrin miliarda. Adriatik Velaj, Muhamed Likaxhiu dhe Artan Taho, me cilësinë e anëtarit të grupit të specifikimeve teknike dhe përllogaritjes së vlerës së fondit limit, pranë Bashkisë Durrës akuzohen për shpërdorim detyre.

“Patriot Beqaraj, Gjergj Markola, Indrit Matmuja, anëtarë të KVO, kanë konsumuar veprën penalë të shkeljes së barazisë në tendera duke i lejuar parregullsitë të kalonin pa rënë në sy dhe fisi Rami me kompanitë e tyre të favorizuara, njërën të administruar nga 23-vjeçarja dhe tjetrën, R&R Group nën administrimin e Elona Ramit, me administratore Lulzime Ramin, gjë e cila ishte denoncuar më parë nga JOQ si e përjashtuar në tendera nga APP, THELLON SKANDALIN SEPSE ËSHTË SHPËRBLYER EDHE NGA MAZNIKU ME NJË TENDER PREJ 46 MLN LEKËSH!!! dhe disa të tjerë nga bashkia Tiranë që janë shënuar me shkelje. Kush nga zyrtarët e bashkisë duhet të arresstohet nga SPAK?!

LEXO KËTU: “Shpërthen” Mazniku, 46 milionë për blerje gomash firmës së përjashtuar nga prokurimet

569 MLN LEKË PA TVSH është shuma që ka përfituar kompania R&R e Elona Ramit, e cila është përjashtuar nga e drejta për të marrë pjesë në tendera për një periudhë kohore prej 18 muajsh, përkatësisht nga data 26.01.2017 deri në datën 26.07.2018. Pavarësisht se afati i përjashtimit ka përfunduar, nuk kuptohet se përse Arbian Mazniku duhet të shpallë fituese një kompani e cila ka patur probleme me shtetin, madje të një niveli të tillë sa e kanë përjashtuar për 1,5 vjet.

R&R Kompani nën zotërimin e Lediana Ramit, vetëm 23 vjeç ka një vlerë totale prej 30 procedurash prokurimesh publike si operatore e vetme vetëm në rang lokal të përfituara nga bashkitë e vendit, 616 MLN LEKË pa TVSH.

Fenomeni i përqindëshave nuk ndodh vetëm tek zyrtarët e rëndomtë të bashkive lokale apo biznesmenët e kompanive, por ndodh hashiqare nën dritën e diellit nga vetë kryebashkiaku dhe zv/kryebashkiaku i Tiranës fillimisht, e pasohet nga hallka të tjera hierarkike. SPAK nuk e paska lexuar denoncimin publik të bërë nga mediat, që e kryejnë më mirë funksionin se vetë organi i hetimit, i cili ka për detyrë t’i bëjë të përballen me ligjin, siç duket për personazhe me pushtet si Maziku, bëjmë një sy qorr e një vesh shurdh se mos “na pret nga fotot me smoking” Erion Veliaj...