JOQ Albania
App Store
SHKARKO
Home
JOQ Albania

“Mielli i bardhë” plas sheshit në Durrës, por drejtori i portit harxhon 100 milionë për realizime dixhitale
Shkruar nga: M Gjini | Publikuar më: 28/10/2021 22:08

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Pirro Vengu është drejtori aktual i Autoritetit Portual Durrës. Në këtë port gjithmonë e më tepër janë shtuar rastet e kapjes së drogërave të rënda si heroinë e kokainë. Nuk bëhet fjalë për sasi të vogla por sasi të mëdha prej dhjetra kilogramësh të cilat zakonisht kapen nëpër konteinerë apo kamionë. E pra, megjithë rritjen e kosiderueshme të qarkullimit të drogës në portin më të rëndësishëm të vendit, duket se Porti i Durrësit “nuk e vë ujin në zjarr” për të rritur sistemet e kontrollit apo sigurisë.

Përkundrazi realizon tendera të cilët nuk kanë lidhje fare me parandalimin e lëvizjes së sasive të tilla të drogës në këtë port. Rezulton përshembull se ky port ka realizuar një tender në vlerë gati 100 milionë lekë për realizime dixhitale të mbrojtjes kundra zjarrit në sallën e serverave. Më konkretisht bëhet fjalë për procedurën e prokurimit me numër reference REF-06393-09-27-2021 dhe me objekt “Rikonceptimi dhe realizimi digital i sistemit të mbrojtjes kundra zjarrit për sallën qendrore të serverave të APD-së”.

Fondi limit i tenderit është 7,926,750 lekë të reja pa TVSH ose gati 100 milionë lekë të vjetra me TVSH. Vihet re se kjo procedurë ka mungesë të konkurrencës pasi në të ka marrë pjesë vetëm një kompani e cila është shpallur edhe fituese. Bëhet fjalë për firmën AES communication Shpk në pronësi të shtetasit Jani Angjeli. Firma në fjalë ka ofruar vlerën prej 7,840,060 lekësh të reja pa TVSH ose rreth 100 milionë lekë të vjetra me TVSH. Shihet qartë se kjo vlerë është thuajse e njëjtë me fondin limit, çka e bën këtë tender të cilësohet i dyshimtë, pasi vlera fituese është sa 98.9% e fondit limit.