JOQ Albania
App Store
SHKARKO
Home
JOQ Albania

Media franceze ngre alarmin! A do të plasë lufta në Ballkan gjatë Krishtlindjeve?!
Shkruar nga: N Hoxha | Publikuar më: 28/10/2021 18:26

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Stuata në Ballkan është rikthyer sërish në qendër të vëmendjes dhe analizave gjeopolitike. Së fundmi media franceze “Courrier des Ballkans” ka publikuar një analizë për situatën në Bosnjë Hercegovinë. Ka mundësi që ky shtet të shpërbëhet, proces i cili duket se ka gjetur edhe përkrahjen e Millorad Dodik, anëtari serb i presidencës së Bosnje Hercegovinës.

Milorad Dodik kishte vite që fliste për këtë dhe Republika Srpska hyri në një logjikë shkëputjeje. Nga ana kroate, Dragan Çoviç dëshiron të imponojë një reformë zgjedhore antikushtetuese. A ka filluar tashmë ndarja e Bosnjë-Hercegovinës? Do të ketë luftë për Krishtlindje? Janë këto pyetjet dhe hipotezat që ngre media franceze në artikullin e saj.

Anëtari serb i Presidencë së Bosnjë e Hercegovinës, Millorad Dodik ka konfirmuar së fundmi se ai nuk do të heqë dorë nga miratimi i ligjeve që do t’i sfidonin fuqitë e shumta të vendit dhe do t’i transferonin ato në nivel të Republika Srpskas. Kryetari i parlamentit serb, Ivica Daçiq së fundmi shkoi në Banja Llukë për të marrë pjesë në kremtimin e 30 vjetorit të punës së parlamentit të Republika Srpskas, i cili konsiderohet pasardhësi i të ashtuquajturit “Kuvendi i Popullit Serb në Bosnje Hercegovinë, i themeluar në vitin 1991.

Ai tha se Dodiku mund të llogarisë në mbështetjen e plotë të Beogradit zyrtar. Nga ana tjetër në një konferencë shtypi, Dodik e quajti Daçiçin politikan “shumë kompetent” për situatën në Bosnje Hercegovinë dhe që është gati ta ndihmojë RS nëse do jetë e mundur.

Burimi: courrierdesbalkans.fr | Përktheu dhe Përshtati: JOQ Albania