JOQ Albania
App Store
SHKARKO
Home
JOQ Albania

Greqia feston fillimin e luftës me italianët në Këlcyrë, policia arreston shqiptarët që lëvizin në këmbë
Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 28/10/2021 14:09

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Në Greqi, të gjithë përvjetorët e mëdhenj kombëtarë janë të lidhur me fillimin dhe jo me përfundimin e një lufte dhe 28 tetori i vitit 1940 njihet në Greqi si dita e 'JO'-së, ditë kur u shënua fillimi i luftës italo-greke. Që atëherë, përvjetorët e kësaj dite festohen në Greqi si festë kombëtare. Nisur nga situata e tre viteve me vrasjen e Konstantinos Kacifas, ceremonitë u shoqëruan me incidente, autoritetet shqiptare cdo vit marrin masa të shtuara. Ditën e sotme policia ka ngritur postbllok në rrugën nacionale Gjirokastër-Tepelenë në vendin e quajtur Ura e Leklit për të kontrolluar të gjithë personat që shkojnë në drejtim të vendit ku ndodhen varrezat e ushtarëve grekë.

Por policia jonë për mbarëvajtjen e këtyre ceremonive ka nisur me shoqërimet e para të shtetasve shqiptarë. Në një video të mbërritur në redaksinë e JOQ ALBANIA mund të shihet se si policia e Përmetit ka arrestuar disa shqiptarë që ishin duke ecur në këmbë pranë vendit ku po mbahen ceremonitë. Qytetari e pyet disa herë policinë mbi arysen e këtij shoqërimi, por asnjë përgjigje s'merr.

Mesazhi i qytetarit:

Arrestohen disa Atdhetar ne Ju , nga frika e perplasjes me fashistet Grek. Policia e permetit