JOQ Albania
App Store
SHKARKO
Home
JOQ Albania

Politikania boshnjake shpjegon planin për copëtimin e Kosovës: M’u afrua serbi më tha “Marrëveshja është arritur!”
Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 28/10/2021 7:27

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Politikania boshnjake Sabina Cudic ka folur për Bhdijaspora dhe ka dhënë disa dëshmi tronditëse përsa i përket Matthew Palmer, të dërguarit për Ballkanin Perëndimor. Përfaqësuesja e Partisë Tonë në Dhomën e Përfaqësuesve të Parlamentit të Federatës së Bosnjë-Hercegovinës, i ka bërë thirrje administratës amerikane që të distancohet nga zyrtari amerikan i cili sipas saj ka patur dijeni për copëtimin që do i bëhej territorreve të Kosovës për t’iu dhënë Serbisë. Në një shkrim, ajo ka shpjeguar të gjitha detajet e takimit dhe momentin kur një zyrtar serb i ishte afruar duke i thënë se “Marrëveshja ishte arritur”.

SHKRIMI

Unë e takova zotin Palmer në Washington në prill 2019, ku merrja pjesë në një panel ku isha folëse së bashku me kryetarin e Prishtinës, Shpend Ahmeti, pastaj një anëtar i grupit negociator të Kosovës. Biseda jonë u bë e parehatshme kur unë e pyeta atë direkt nëse ai ishte i implikuar përmes mbështetjes së tij (apo edhe autor) për idenë e shkëmbimit të territoreve mes Kosovës dhe Serbisë​.

Më herët atë ditë, një zyrtar i ambasadës serbe në Washington, duke supozuar se dija më shumë sesa dija në atë kohë, më tha se ishte arritur një marrëveshje dhe se po kërkohej një moment adekuat dhe i favorshëm për administratën Trump për të paraqitur marrëveshjen si historike.

Në një bisedë me zotin Palmer, na u bashkua edhe Vlora Çitaku, në atë kohë ambasadorja e Kosovës në Washington. Duke e parë përshkallëzimin e mospajtimeve me Palmer, dhe duke i dalur në mbrojtje pa nevojë – ajo me nervozizëm më pyeti pse po ndërhyja në marrëveshjen që duhet të arrijnë Kosova dhe Serbia? Unë u përgjigja se pasojat katastrofike të një marrëveshje të tillë për Bosnje-Hercegovinën janë të padiskutueshme, por edhe për të gjithë Ballkanin. Të nesërmen unë dhe Çitaku duhej të kishim një takim të përbashkët në Këshillin e Sigurisë Kombëtare. Rendi i ditës u ndryshua në minutën e fundit – më njoftuan se do të duhet të largohem pas prezantimit tim para se të fillojë sesioni për Kosovën. Fjalimi im i referohej kërcënimeve të sigurisë në lidhje me vazhdimin e nënshtrimit nga forcat destruktive të krahut të djathtë në Bosnje Hercegovinë.

Plani për shkëmbimin e territorit të Serbisë dhe Kosovës u ndal nga opozita kosovare në vitin 2019 – me një angazhim të mbinatyrshëm në Bashkimin Evropian dhe Senatin Amerikan”.