JOQ Albania
App Store
SHKARKO
Home
JOQ Albania

Kim Jong-un ndalon qytetarët të ushqehen: Hani më pak, deri në 2025-ën!
Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 27/10/2021 19:07

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Duket se Koreja e Veriut po vuan nga kriza e mungesës së ushqimit dhe për këtë qytetarët janë paralajmëruar nga lideri suprem i Koresë së Veriut, Kim Jong-un, që të hanë ma pak ushqim për 3 vite, të paktën deri në vitin 2025, kur të rihapin kufirin me Kinën. Kufiri mes dy shteteve u mbyll në janar të 2020 si pasojë e Covid, duke shërbyer si masë paraprake për mospërhapjen e virusit. Kërkesa për produkte ushqimore tejkaloi ofertën duke bërë që çmimet të rriteshin duke ndikuar seriozisht ekonomikisht ekonominë e vendit.

Sipas Daily Mail, qytetarët koreanë janë shprehur për mediat se e kanë të vështirë të përballojnë edhe këtë dimër, e jo të konsumojnë më pas edhe për 3 vitet e ardhshme. “Situata e ushqimit tani është tashmë një emergjencë, dhe njerëzit po luftojnë me mungesat. Kur autoritetet u thonë atyre se duhet të konsumojnë më pak ushqim deri në vitin 2025… ata nuk mund të bëjnë gjë tjetër veçse të ndjejnë dëshpërim të madh”- tha një banor i qytetit Sinuiju për kamerat. Ai shtoi se shanset për të rihapur kufirin me Kinën para vitit 2025, ishin të pakta.