JOQ Albania
App Store
SHKARKO
Home
JOQ Albania

150 milionë euro investim në tunelin mbi 6 kilometra të rrugës Tetovë-Prizren
Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 27/10/2021 17:21

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Kabineti qeveritar ka marrë vendim për formimin e Komisionit për vlerësimin e fizibilitetit për rrugën Prizren-Tetovë, për të cilën Qeveria e Kosovës kishte lidhur marrëveshje me qeverinë e Maqedonisë së Veriut, më 16 shtator të këtij viti.

Propozimin për ta formuar këtë komision e bëri ministri i Infrastrukturës, Liburn Aliu i cili në një konferencë pas mbledhjes së Qeverisë, tha që ky projekt pritet të kushtoj mbi 150 milionë euro.

“Varianti i tunelit është ai që do ta përcaktonte vlerën kryesore, por projekti do të kaloj vlerën mbi 150 milionë euro, por mund të shkoj edhe më lartë, tuneli bashkë me lidhjen jugore për Prizren”, tha Aliu.

“Projekti përpos që lidhë dy qytete, Prizrenin dhe Tetovën, lidhë në fakt edhe dy korridore shumë të rëndësishme që është korridori i tetë që nga Shkupi arrin në Durrës përmes Librazhdit, dhe rrugës së kombit nga Prishtina në Tiranë”, tha Aliu.

Sipas tij me vendimin e sotëm do të filloj puna konkrete teknike drejtë përfundimit të fizibiliteti dhe fillimit të projektit të menjëhershëm,raporton media ndërtimi.

“Në fillimin e vitit do të kemi edhe fillimin e dizajnit. Në bazë të studimit parafizibilitetit janë 3 variante, pra 3 variante për të cilat tunelet janë të ndryshme, lartësia mbidetare dhe kushtet në terren përcaktojnë, varianti më i përshtatshëm është varianti që e ka tunelit 6.4 km, mbi fshatin Manastiric nga ana e Kosovës dhe kalon afër fshatit Bozovc në Republikën e Maqedonisë dhe ku pastaj përmes Brudesit mund të lidhemi në Tetovë”, tha ministri Aliu.