JOQ Albania
App Store
SHKARKO
Home
JOQ Albania

Miss Serbia bën shqiponjën me duar krahas Shqipërisë e Kosovës, çmenden serbët: Është zhgënjim i madh, duhet dënuar
Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 26/10/2021 17:16

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Valentina Petroviq, Miss Internacional Serbia i ka çmendur serbët me foton e fundit ku ajo shfaqet duke bërë shqiponjën dy krenare me duar. Në një foto me Miss Shqipërinë, Kosovën dhe Malin e Zi përfaqësuesja serbe është fotografuar duke bërë shqiponjën dy-krenare dhe kaq ka mjaftuar që e gjithë Serbia t'i kundërvihet.

Kjo lëvizje e missit, shkaktoi një tronditje të madhe tek njerëzit të cilët panë me mosbesim përfaqësuesen serbe duke treguar simbolin e shqiptarëve. Duke dashur të justifikohet, miss-i ka postuar një deklaratë në Instagram ku kërkon mirëkuptimin e njerëzve për pamaturinë e saj në atë që ajo thotë se është një “situatë spontane”. Vesna de Vinç, përfaqësuesja zyrtare e Miss Serbia tha se ky gjest i missit është një zhgënjim i madh për të gjithë dhe se ajo do ndëshkohet së shpejti.

Është një zhgënjim i madh për ne që jemi kompania mëmë e Miss Serbia për Miss Intercontinental. Sigurisht që u tronditëm kur e pamë atë foto dhe menjëherë ramë në kontakt me Valentinen. Konteksti dhe shpjegimi i saj është i rëndësishëm. Është më e lehtë të dënohet menjëherë. Ajo është në një stres vërtet të madh për shkak të pamaturisë dhe dekoncentrimit të saj. Ajo ka postuar menjëherë faljen dhe pendimin e saj në profilin e saj në Instagram. Ne po mendojmë ta tërheqim atë nga ky konkurs.