JOQ Albania
App Store
SHKARKO
Home
JOQ Albania

Erdogan heq dorë nga dëbimi i ambasadorëve: S’marrim urdhra nga askush!
Shkruar nga: N Hoxha | Publikuar më: 25/10/2021 20:48

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan, ditën e sotme ka tërhequr deklaratën e tij për të dëbuar dhjetë ambasadorë perëndimorë lidhur me deklaratën e tyre të përbashkët në mbështetje të një lideri të burgosur të shoqërisë civile. Përmbysja erdhi pasi Shtetet e Bashkuara dhe disa nga vendet e tjera të interesuara lëshuan deklarata identike, duke thënë se respektonin një konventë të OKB-së që kërkonte që diplomatët të mos ndërhynin në punët e brendshme të vendit pritës.

Duke u nisur nga disa pyetje që janë bërë në lidhje me deklaratën e 18 tetorit Shtetet e Bashkuara të Amerikës konfirmojnë respektimin e nenit 41 të Konventës së Vjenës për Marrëdhëniet Diplomatike”- thotë Ambasada amerikane në Ankara në një postim që ka bërë në llogarinë e saj në “Twitter”.

Pas kryesimit të një mbledhjeje disa orëshe të kabinetit kushtuar ngërçit diplomatik, Erdogan tha se ambasadorët e kishin marrë mësimin e tyre dhe "do të jenë më të kujdesshëm tani". “Qëllimi ynë nuk është absolutisht të krijojmë një krizë, por të mbrojmë nderin tonë, krenarinë tonë, të drejtat tona sovrane”* tha Erdogan në komentet e televizionit kombëtar.

Burimi: France 24 | Përktheu dhe Përshtati: JOQ Albania