JOQ Albania
App Store
SHKARKO
Home
JOQ Albania

Befason analisti kosovar: Stërgjyshi i Sllobodan Millosheviçit ishte nga një fis shqiptar
Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 25/10/2021 13:31

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Analisti mitrovicas, Nexhmedin Spahiu, ka ndarë në facebook një fotografi të vjetër të një burri veshur me tirqi, për të cilin thotë se kështu vishej stërgjyshi i Millosheviqit. Spahiu tha se Millosheviqi i takon fisit Vasojeviq të Malit të Zi. Ky fis para 200 vitesh deklarohej shqiptar dhe i takonte besimit katolik.

Ai tha se edhe oficerët austriak të asokohshëm fisin Vasojeviq e konsideronin shqiptar.

Postimi i plotë:

Ja se si vishej stërgjyshi i Sllobodan Millosheviqit. Fisi i sotëm Vasojeviq në Mal të Zi, të cilit i takon edhe kryekrimineli, deri para 200 viteve ishte i besimit katolik dhe deklarohej fis shqiptar. Të tillë e konsideronin edhe oficerët austriakë të asaj kohe.

Postimi i Nexhmedin Spahiut.