JOQ Albania
App Store
SHKARKO
Home
JOQ Albania

Vdekja e katër turistëve në Qerret, ambasada ruse paralajmëron ekspertizë të re mjeko-ligjore në Rusi
Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 22/10/2021 13:24

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Ambasada ruse në Tiranë ka njoftuar ditën e sotme se trupat e katër turistëve që u gjetën të vdekur në hotel "Gloria" në Qerret janë nisur drejt Rusisë. Ambasada njofton se sipas legjislacionit rus, mund të kryhet një ekspertizë mjeko-ligjore shtesë për të zbuluar shkaqet e vdekjes së tyre.

Njoftimi i Ambasadës:

Në mëngjesin e hershëm të 22 tetorit trupat e pajetë të shtetasve rusë, të cilët humbën jetën në 15 tetor në territorin e Republikës së Shqipërisë, u nisën në Rusi me një fluturim të rregullt. Sipas legjislacionit rus, mund të kryhet një ekspertizë mjeko-ligjore shtesë për të zbuluar shkaqet e vdekjes së tyre. Shpresojmë në marrjen sa më të shpejtë të përfundimeve zyrtare nga pala shqiptare, si edhe në bashkëpunimin e mëtejshëm të ngushtë të organeve ligjzbatuese ruse dhe shqiptare për sqarimin e rrethanave të tragjedisë.