JOQ Albania
App Store
SHKARKO
Home
JOQ Albania

Prej një jave të vdekur, tërhiqen nga morgu trupat e pajetë të 4 turistëve rusë
Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 22/10/2021 10:59

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Janë tërhequr nga morgu i Tiranës trupat e katër turistëve rusë që humbën jetën të premten e kaluar në hotel "Gloria" në Qerret, Kavajë. Sipas "FaxNews" tërheqja e trupave të pajetë është bërë pas mesnate dhe kanë qenë përfaqësues të ambasadës ruse ata që kanë shkuar në morg. Ashtu siç është njoftuar edhe më parë trupat e pajetë të Nataliia Burenkova, 58 vjeçe, Sergei Burenkov, 60 vjeç, Nikita Belousov, 37 vjeç Ekaterina Burenkova, 31 vjeçe janë nisur drejt Rusisë ku do të prehen në banesën e fundit.

Hetuesit po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe deri më tani ka dyshime se vdekja e tyre ka ardhur për shkak të klorit, por kjo ende nuk është verifikuar plotësisht. Kujtojmë se në fillim u tha se turistët kishin ndërruar jetë prej asfiksimit në sauna, ose konsumimit të kokainës, por këto teori u hodhën poshtë dhe deri më tani ka mbetur vetëm ajo e asfiksisë nga klori. Ndërkohë prokuroria e Kavajës e ka cilësuar këtë ngjajre si vrasje në rrethana cilësuese dhe po punon për zbardhjen e plotë të saj.