JOQ Albania
App Store
SHKARKO
Home
JOQ Albania

RINUMËRIMI I VOTAVE/ Celibashi i KQZ nxjerr Ramën të vjedhur! “I grabitën 11 vota nga kutitë”
Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 22/10/2021 9:25

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

KQZ ka bërë rinumërimin e disa kutive të zgjedhjeve të 25 Prillit dhe ka nxjerrë Ramën të vjedhur, komisionerët “jo hajdutë”, dhe numëruesit “gabues-njerëzorë”. Pra me këtë bilanc, KQZ nuk është e kapur nga Rilindja dhe procesi zgjedhor në vend ka shkuar vaj sipas Ilirjan Celibashit, mikut të Rilindjes. Shqipëria nuk paska asnjë problem me procesin e votimit dhe të gjithë jetokan në paqe dhe të lumtur politikisht...

Sipas KQZ, kandidati i PD Shkodër Zef Hila ka përfituar 104 vota më shumë në 40 kuti të hapura, që supozohet se i janë marrë Helidon Bushatit. Nga radhët e PD, KQZ thotë se Bashës i janë hequr 21 vota dhe Berishës 11, ndërsa ajo që ka përfituar më shumë vota ka qenë Lediana Fratari me 48 vota plus, tregon rezultati i kutive të hapura deri më tani. Nga radhët e PS, Shalsi ka 86 vota më shumë në mënyrë të padrejtë, ndërsa Spiropali 20. KQZ thotë se të vjedhurit më të mëdhenj të Rilindasve në Tiranë janë Fatmir Xhafaj me -43 vota, dhe Belinda Balluku me -30 vota, pasuar nga Edi Rama në Durrës me -11 vota.