JOQ Albania
App Store
SHKARKO
Home
JOQ Albania

Akuzohet se ndryshoi emrin e babait trafikant, deputetja e Bashës: I frikësohen emrit tim! Jeni lepuj, s’ju lë mola
Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 22/10/2021 7:13

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Ditën e djeshme, Elda Hoti, deputetja e Bashës që hyri në Parlament pas lënies së mandatit të deputetit nga Mark Marku, është akuzuar se ka ndryshuar emrin e të atit në formularin e dekriminalizimit. Llesh Nikolli ishte ai që depozitoi një ankesë ndaj saj në KQZ. Rikujtojmë se Hoti hyri në parlament që me djegien e mandateve nga opozita dhe që atëherë mediat publikuan fakte se edhe bashkëshorti i saj ishte i përfshirë në trafikun e drogës.

"Ato që janë frikësuar nga emri dhe mbiemri im, ju them vazhdoni. Politika, duhet të pastrohet nga njërëz si ju, që i keni kthyer partitë dhe pozicionet në parti, si pronë private. Që sulmoni çdo të ri, që vendos të japë kontribut në politikë. Po unë do vazhdoj të jap kontributin tim, që politika të pastrohet nga “mola” si ju. Unë nuk kam ndryshuar kurrë gjeneralitete, as nuk kam fshehur, se nuk kam asgjë, për të fshehur,"shkruan Hoti ndër të tjera në një status në Facebook.