JOQ Albania
App Store
SHKARKO
Home
JOQ Albania

Putin: Jepini dritë jeshile “Nord Stream 2” që të rrisim furnizimet me gaz në Europë
Shkruar nga: N Hoxha | Publikuar më: 22/10/2021 2:03

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Rusia mund të rrisë furnizimet me gaz në Evropë sapo Gjermania të miratojë gazsjellësin e ri "Nord Stream 2", tha presidenti Vladimir Putin, duke nënvizuar kushtet e Moskës për ndihmë për zgjidhjen e krizës energjetike të kontinentit. “Rusia është e gatshme të rrisë furnizimin me gaz në Evropë përmes gazsjellësit “Nord Stream 2” sapo të marrë dritën jeshile nga Gjermania. Tregjet evropiane të gazit po përballen me një mungesë prej 70 miliardë metra kub gaz”- u citua të thoshte Putin duke shtuar se kjo kishte ndodhur, megjithëse Rusia kohët e fundit kishte rritur eksportet e saj.

Putin tha gjithashtu se Rusia është në rrugë të mirë për linjën e dytë të “Nord Stream 2” me gaz në dhjetor. Përfaqësuesi i Rusisë në Bashkimin Evropian, Vladimir Tsizov theksoi se “linja e parë e “Nord Stream 2” ishte e mbushur me gaz dhe certifikimi ende nuk është përfunduar për të filluar funksionimin. Gjithçka varet nga rregullatori gjerman. Kanë mbetur edhe katër muaj për certifikim, afati është 8 janari. Nga zhvillimet pozitive në këtë çështje do të përfitojnë konsumatorët europianë” tha ai.

Burimi: Finacial Times | Përktheu dhe Përshtati: JOQ Albania