JOQ Albania
App Store
SHKARKO
Home
JOQ Albania

Nëna e dy fëmijëve ushqen partnerin me qumësht gjiri: I jap dy herë në javë, është shumë erotike!
Shkruar nga: N Hoxha | Publikuar më: 22/10/2021 0:01

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Një nënë e dy fëmijëve nga Anglia ka zbuluar se si ajo vendosi të merrte një shtesë bimore për të filluar laktacionin për të fejuarin e saj, të cilin ajo tani e ushqen me gji dy herë në javë. Lana Michaels, e cila është me origjinë nga Edinburgu, por tani jeton në Spanjë me partnerin e saj, Shawn, shpjegoi se si i kishte munguar ndjesia e ushqyerjes me gji dhe pasi kërkoi në internet, mësoi se mund të rikthehej sërish qumështi në gjinj me ndihmën e një suplementi bimor.

Sipas “The Sun”, ish-mësuesja thotë se ushqyerja me gji e partnerit të saj është shumë erotike. Ajo ka një djalë 11 vjeç dhe një vajzë 7 vjeç. Çifti shton se kjo është një ndër metodat më të shkëlqyera të joshjes para se të bëjnë seks. “I kam ushqyer fëmijët me gji dhe më ka marrë malli për atë ndjesi. Unë nuk dua të kem një fëmijë tjetër dhe fëmijët e mi janë shumë të rritur për t'u ushqyer tani, por më pëlqeu ideja e ushqyerjes me gji me Shawn"- shpjegoi ajo, duke folur për "The Sun".

Ata thanë se e kishin këtë ide para se të kryenin marrëdhënie seksuale me një çift tjetër. “Ne kemi një marrëdhënie të hapur dhe të dyve na pëlqen të provojmë gjëra të ndryshme. Po thithja një grua tjetër kur fillova të ndiej qumësht në gojën time,”- tha Shawn. Lana shtoi: “Unë dhe Shawn gjithmonë kemi eksperimentuar shumë me seksin dhe kam bërë disa kërkime në internet në lidhje me ushqyerjen me gji dhe zbulova se mund të nxis prodhimin e qumështit duke konsumuar qumësht bimor. Pas tre ditëve që kisha marrë suplementin, pata një pikë qumështi në gjoks dhe Shawn filloi ta thithte. Ai ishte i ftohtë.

Burimi: Daily Mail | Përktheu dhe Përshtati: JOQ Albania