JOQ Albania
App Store
SHKARKO
Home
JOQ Albania

Protesta masive për kushtet e punës, koreanët vishen me kostume si në “Squid Game”
Shkruar nga: N Hoxha | Publikuar më: 21/10/2021 23:36

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Protestuesit e Koresë së Jugut u panë të veshur me maska si tek seriali "Squid Game" ndërsa dolën në rrugë këtë javë për të kërkuar kushte më të mira pune. Demonstratat përbëheshin nga dhjetëra mijëra anëtarë të sindikatave të punës, të cilët injoruan paralajmërimet e qeverisë kundër protestave për të kërkuar kushte më të mira për punëtorët e parregullt, si dhe një rritje në pagën minimale.

Punëtorët e parregullt, të cilët përfshijnë punëtorë të përkohshëm dhe me kontratë, nuk marrin përfitime të plota sipas ligjeve të punës të Koresë së Jugut. Sipas Konfederatës Koreane të Sindikatave (KCTU), rreth 80,000 anëtarë iu bashkuan tubimeve që u zhvilluan në 13 qytete, raporton The Straits Times. Rreth 550,000 anëtarë morën pjesë gjithashtu në një grevë njëditore në të gjithë vendin, me punëtorët e mensës së shkollave dhe shoferët e dërgesave në mesin e atyre që refuzuan të punojnë.

Mijëra nga ata që dolën në rrugë e bënë këtë duke veshur kostume dhe maska, ngjashëm me "lojën e kallamarit", e cila tregon historinë e njerëzve të zhytur në borxhe dhe që zgjedhin të luajnë lojëra vdekjeprurëse në përpjekje për të fituar miliona dollarë. Disa punëtorë të sindikatave të përmendura nga Lim Yun Suk, Shefi i Byrosë Koreane për Channel News Asia ata thanë gjithashtu se po luftojnë për të siguruar jetesën njëlloj si personazhet në serialin e njohur tashmë në të gjithë botën.

Burimi: UNILAD | Përktheu dhe Përshtati: JOQ Albania