JOQ Albania
App Store
SHKARKO
Home
JOQ Albania

Erdogan s’duron dot! E zë gjumi gjatë konferencës për shtyp
Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 21/10/2021 21:42

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Presidenti turk, Rexhep Tajip Erdogan, debatet për shëndetin e të cilit vazhdojnë dhe liderët e partive opozitare duan një raport se si ai mund të sundojë vendin, dremiti gjatë një konference të përbashkët shtypi me presidentin e Angolës Joao Manuel Gonçalves Lourenço gjatë turneut të tij në Afrikë. Por jo vetëm kaq pasi gjatë takimit Erdogan prek hundën disa herë para kamerave.

Diskutimet për shëndetin e Erdoganit vazhdojnë, pasi ai dridhet, dremit, ka vështirësi të lexojë tekstin që ka përpara dhe bën gjëra që nuk duhet t'i bëjë. Pretendimet për shëndetin e Erdoganit u shtuan pasi ai ra në gjumë në videon festive që ai shkrepi pas udhëtimit të tij në Qipro në korrik. Ndërsa pretendohej se kishte një spital të plotë për Erdoganin nën Pallat, Erdoganit iu desh ta linte vizitën përgjysmë për shkak të problemeve shëndetësore që kishte gjatë udhëtimit të tij të fundit në Kosovë.

Burimi:bold. Përktheu dhe përshtati:JOQ ALBANIA