JOQ Albania
App Store
SHKARKO
Home
JOQ Albania

Shpërthim i fuqishëm gazi në Kinë/ Humbin jetën tre persona, plagosen 30 të tjerë
Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 21/10/2021 20:57

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Një shpërthim i fuqishëm gazi ka ndodhur në qytetin kinez Shenyang. Shpërthimi në fjalë vrau të paktën 3 persona, ndërsa plagosi 30 të tjerë. Ndër të tjera, raportohet se janë shkatërruar disa ndërtesa, ndërkohë që ende nuk dihet se çfarë e ka shkaktuar shpërthimin. Të plagosurit janë dërguar në spital. Pamjet në rrjetet sociale tregojnë momentin e shpërthimit në një restorant, nga i cili u ngritën re të mëdha tymi në të gjithë zonën.