JOQ Albania
App Store
SHKARKO
Home
JOQ Albania

Vrau katër pacientë duke u injektuar ajër në arterie, kërkohet dënim me vdekje për infermierin amerikan
Shkruar nga: N Hoxha | Publikuar më: 21/10/2021 20:02

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Një infermier në Teksas është shpallur fajtor për vrasjen e katër pacientëve, të cilët humbën jetën pasi ajo u injektoi ajër pas operacioneve në zemër. William Davis, 37 vjeç, u dënua për vrasje të rëndë dhe tani mund të përballet me dënimin me përjetë. Burrat, të moshës 47-74 vjeç, përjetuan "simptoma të ngjashme me konvulsione" dhe vdiqën nga dëmtimi fatal i trurit pasi infermieri u injektoi ajër në arterie.

Pacientët sapo i ishin nënshtruar operacionit të zemër, ndërsa mjekët thanë se kishin filluar të kuptonin gjithçka pasi pacientët dilnin shumë mirë nga salla e operacionit dhe më pas në mënyrë të papritur humbnin jetën. Kanë qenë pamjet nga kamerat e sigurisë së spitalit që kanë zbuluar gjithçka. Prokurorët tani do të kërkojnë dënimin me vdekje për Davis, për të cilin ata thonë se gëzohej gjatë kryerjes së vrasjeve dhe "i pëlqente të vriste njerëz".

Burimi: BBC | Përktheu dhe Përshtati: JOQ Albania