JOQ Albania
App Store
SHKARKO
Home
JOQ Albania

E rëndë në aksin Lushnjë-Rrogozhinë! Kamioni përplas për vdekje një këmbërsor
Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 21/10/2021 20:08

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen është regjistruar mbrëmjen e sotme në aksin Lushnjë-Rrogozhinë. Sipas njoftimit të policisë, shoferi i një kamioni tip “Volvo” ka aksidentuar një këmbësor rreth 70 vjeç, i cili ka ndërruar jetë. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

Njoftimi i plotë:

Lushnjë, Informacion paraprak. Në aksin rrugor Lushnjë–Rrogozhinë, shtetasi G. G., 55 vjeç, duke drejtuar automjetin tip kamion “Volvo”, ka aksidentuar me pasojë vdekje një këmbësor rreth 70 vjeç, ende të paidentifikuar. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit dhe identifikimin e viktimës.

FOTO ILUSTRUESE!