Mediat greke kanë publikuar identitetin e 2 shqiptarëve, të cilët kryen 11 grabitje në Selanik. Sipas mediave të huaja Rigels Upe dhe Kastriot Kryemadhi kishin kryer të gjitha grabitjet që nga tetori i vitit 2020 deri në korrik të vitit 2021, në zonat Ano Polis, Tuba, Kalamaria, Sykeon, Polihni dhe Evozmu.
Në momentin e arrestimit ata kishin vënë në shënjestër një banesë, por u kapën mat nga policia greke.
Burimi: www.protothema.gr| Përktheu dhe përshtati: JOQ ALBANIA