JOQ Albania
App Store
SHKARKO
Home
JOQ Albania

Katër djemtë muskulozë thyjnë rrethimin e ushtrisë, bëjnë foto në vullkanin La Palma: Marrin avion dhe varkë!
Shkruar nga: G Hasani | Publikuar më: 21/10/2021 16:57

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Katër shtetas britanikë janë paralajmëruar se mund të përballen me ndjekje penale pasi kanë shkelur postblloqet e policisë pranë vullkanit La Palma për të bërë foto. Ata kanë udhëtuar me varkë nga shtëpitë e tyre në Tenerife për të arritur në zonat e rrezikshme pranë llavës 1075 gradë Celsius.

Katër djemtë muskulozë, e rrëfejnë ngjarjen si një operacion të realizuar me sukses. Ata shfaqen të qeshur në fotot e shkrepura dhe duket se planin kishin kohë që e kishin planifikuar. Fotot janë bërë virale në rrjetet sociale.

Një nga djemtë u shpreh:

Morëm një avion, një makinë me qira, një varkë dhe ecëm pesë orë gjatë natës rreth postblloqeve të ushtrisë. Ne ia arritëm, vjen një herë në jetëm dreqi ta hajë.