JOQ Albania
App Store
SHKARKO
Home
JOQ Albania

Kënga rrëqethëse e “Squid Game” do të luhet në klubet e natës
Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 21/10/2021 15:49

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Njerëzit janë marrë me çdo detaj të Squid Game që prej daljes së tij, por ndoshta askush s’do e kishte menduar se kënga rrëqethëse e lojës së parë “Red Light, Green Light” dhe jo vetëm të ktheheshin në frymëzim për DJ të ndryshëm nëpër botë.

Njerëzit në TikTok dhe YouTube po krijojnë dhe po dëgjojnë editime të ndryshme të remikseve me këngën e lojës. Disa nga videot, sigurisht e kanë përdorur audion jo vetëm për të kërcyer, por edhe për humor. DJ-të po përfshijnë thuajse gjithë audiot e vendosura përgjatë serialit, veçanërisht ato më epiket. Ndërkohë, videove në YouTube po ju shtohen klikimet dita ditës, pasi çdo gjë që ka lidhje me “Squid Game” ngjall interes.