JOQ Albania
App Store
SHKARKO
Home
JOQ Albania

Shumë shpejtë Maqedonia do ta ketë ilaçin kundër koronavirusit
Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 21/10/2021 15:19

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Ministria e Shëndetësisë do të furnizojë vendin tonë me ilaçin e vetëm kundër kovid-19 “Molnupiravir”, njoftuan nga ky institucion,

“Ministria në mënyrë proaktive ka hyrë në kontakt me prodhuesin e ilaçit, kompanië MSD, dhe për kohë të shkurtë do të fillojnë negociatat për furnizimin e tij. Ilaçi ‘Mollnupiravir’ është në formë të tabletës dhe mund ta marrin të gjithë pacientët të cilët janë pozitivë me kovid-19. Ilaçi jepet në pesë ditët e para nga diagnostikimi i virusit, ndërsa hulumtimet e deritanishme tregojnë se hospitalizimi me këtë ilaç u zvogëlua për 50 për qind”, informojnë nga Ministria.

Ministria e Shëndetësisë thotë se ilaçi dhe vaksina kundër Kovid-19 nuk mund të krahasohen. Vaksinat kundër koronavirusit pengojnë formë të rëndë të sëmundjes, komplikime gjatë hospitalizimit ose epilog me vdekje. Virusi Kovid-19 shpejtë bën mutacion dhe efikasitet më të madh japin vaksinat, ndërsa qëllimi është arritja e imunitetit kolektiv, që të mbrohemi nga llojet e reja të SarsCoV2, informojnë nga Ministria.