JOQ Albania
App Store
SHKARKO
Home
JOQ Albania

Prifti po kthehej nga ceremonia fetare pas orës policore, zbulohet arsyeja e pezullimit të shefit të Komisariatit të Korçës
Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 21/10/2021 15:24

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Më herët u njoftua se janë pezulluar nga detyra 6 punonjës policie në Korçë, mes tyre shefi komisariatit Krenar Gjokutaj dhe shefi qarkullimit Kelmend Pikuli. Ndërkohë, mësohet se 4 policët e tjerë të pezulluar janë punonjës të qarkullimit, me iniciale P.F , G.H, Ç.K, K.K. Prokuroria e Tiranës i ka hetuar personat në fjalë kryesisht për veprën penale “ushtrim i ndikimit të paligjshëm” për shefat, ndërsa “shpërdorim detyre” për punonjësit e tjerë.

Por "A2Cnn" ka mësuar se një drejtues mjeti, përfaqësues i një komuniteti fetar u konstatua pas orës policore në qarkullim pas përfundimit të një riti fetar në një familje. Por për shkak të problemeve me verifikimin e lejes në sistemin e-albania, shefi i Komisariatit Krenar Gjokutaj e ka lënë të lirë priftin i cili sapo ishte kthyer nga riti fetar.