JOQ Albania
App Store
SHKARKO
Home
JOQ Albania

Chiellini për Ronaldon: Do të ishte më mirë të ishte larguar më herët
Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 21/10/2021 15:03

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Në lidhje me transferimin e bujshëm të Roaldos tek Manchester United pak para fundit të merkatos, ka dhënë mendimin e tij edhe Chielini në një intervistë për “DAZN”. Ikja e Ronaldos nga Juventus erdhi si një rrufe tek Zonja e Vjetër, teksa askush nuk e priste fundin e asaj epoke të tij në atë lloj mënyre. Chiellini është shprehur se do të kishte qenë më e përshtatshme për ta nëse do ishte larguar më parë.

“E ndjeva se mund të largohej gjatë verës. Cristiano kishte nevojë për stimuj të rinj dhe për një ekip që mund të luante për të. Kur gjen një ekip që luan për të është gjithmonë vendimtar, pasi këtë gjë e bëri edhe me ne gjatë 3 viteve. Ne po ndjekim një program rinovimi, por nëse do të kishte qëndruar do të ishte një vlerë e shtuar për ne. Nëse do të ishte larguar më herët, do të kishte qenë më e përshtatshme për të gjithë. Mund të përgatiteshim ndryshe, ndaj dhe paguam diçka pas atij largimi. Krijoi një tronditje të vogël, që solli dhe humbje të pikëve në ndeshjet e para. Nëse do të ishte larguar më 1 gusht në një situatë tjetër, do të kishim kohë për t’u përgatitur”,-tha Chiellini ndër të tjera.