JOQ Albania
App Store
SHKARKO
Home
JOQ Albania

Shpërthen salmonela te qepët e importuara: Më shumë se 650 njerëz të sëmurë në 37 shtete
Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 21/10/2021 14:32

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Më shumë se 650 njerëz në 37 shtete janë sëmurë nga shpërthimi i salmonelës i lidhur me qepët e importuara nga Meksika , dhe të paktën 129 persona janë shtruar në spital. Nga 652 personat e infektuar, raporton Qendra për Kontrollin e Sëmundjeve 60 ishin infeksione të reja që nga e Mërkura dhe nga 129 shtrimet në spital 13 ishin të reja. Asnjë vdekje nuk ishte raportuar.

Administrata e Ushqimit dhe Barnave thotë se disa qepë të kontaminuara: të kuqe, të verdha dhe të bardha janë të importuara nga Shteti i Chihuahua, Meksikë në gusht. ProSource tha se qepët u importuan për herë të fundit në Shtetet e Bashkuara më 27 gusht, por qepët mund të zgjasin deri në tre muaj në ruajtje – dhe mund të jenë ende në shtëpitë ose bizneset e njerëzve. Prandaj FDA këshilloi restorantet, shitësit me pakicë dhe konsumatorët që të mos hanë, shesin ose shërbejnë qepë të kuqe, të verdhë dhe të bardhë të importuar nga Chihuahua, Meksikë nga 1 korriku deri më 22 gusht.

FDA tha në njoftimin e tij se ProSource ka rënë dakord të tërheqë vullnetarisht qepët. Ato mund të identifikohen me afishe ose paketim që tregojnë se ato vijnë nga ProSource dhe vendi, Meksika. CDC gjithashtu u bëri thirrje konsumatorëve që të hedhin çdo qepë të kuqe, të verdhë ose të bardhë që nuk kanë afishe ose paketim që tregon se ku janë rritur si masë paraprake. Dhe konsumatorët dhe biznesi duhet të lajnë dhe dezinfektojnë çdo sipërfaqe që mund të ketë qenë në kontakt me qepët e importuara nga Chihuahua, Meksikë ose të shpërndara nga ProSource.

Burimi:dailymail Përktheu dhe përshtati:JOQ ALBANIA

CDC u kërkon konsumatorëve që të hedhin dhe të mos konsumojnë asnjë qepë të importuar nga Meksika