Një prej çifteve që ka ngjallur më shumë interesin e publikut brenda shtëpisë së BBV është këngëtarja Filloreta Raçi dhe modeli i njohur shqiptar nga Kosova Graniti. Dyshja e lezetshme kanë marrë të gjithë vëmendjen e mediave rozë me zënkat dhe gjestet e tyre të ëmbla. Teksa të gjithë i shohin si çift, ata kanë nisur t’i shprehin njëri-tjetrit interesin dhe ndjenjat. Afrimiteti mes tyre sa vjen e rritet. Dyshja flenë afër me njëri-tjetrit dhe së fundmi kanë shkëmbyer fjalë dhe shikime romantike. Fifi i ka shprehur dëshirën e madhe për ta përqafuar, ndërsa Graniti për ta puthur.
DIALOGU NË SHTRAT
Fifi: Je shumë i mirë
Graniti: Edhe ti
Fifi: Ti je më i mirë se unë
Graniti: Jo, ti je më e mirë dhe më e kujdesshme
Fifi: Vdiqa me të përqafu
Graniti: Edhe unë ty me të puç (puth)
Fifi: (Qesh)
Graniti: Duhet të kemi durim
Ata kanë shtrënguar duart dhe kanë fjetur.