JOQ Albania
App Store
SHKARKO
Home
JOQ Albania

Manastirliu: Nesër vendosim nëse do të vaksinojmë fëmijët dhe shtimin e dozës së 3-të
Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 21/10/2021 13:17

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Në një deklaratë para mediave, ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu ka deklaruar se ditën e nesërmen do të mblidhet Komiteti i Ekspertëve për të vendosur nëse qytetarët do të marrin dozën e tretë dhe nëse do të nisë vaksinimi i fëmijëve. “Thirrje për të rinjtë të dëgjojnë zërin e shkencës. Ulja e fashës +12 vjeç për ata fëmijë që kanë probleme shëndetësore dhe uljen e fashës së vaksinimit +16 vjeç. Do të kemi një njoftim edhe për dozën e tretë. Vaksina është arma e vetme për t’u mbrojtur nga Covid-19”-ka deklaruar Manastirliu ndër të tjera.