JOQ Albania
App Store
SHKARKO
Home
JOQ Albania

Qeveria merr në dorë edhe SHÇBA/ Rama bëhet gati të zgjedhë drejtorin që do hetojë policët
Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 21/10/2021 11:25

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Ditën e sotme në Komisionin e Ligjeve, ministri i Brendshëm Bledi Çuçi ka diskutuar projektligjin për transformimin e Shërbimit për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat (SHÇBA). Struktura e vetme që nuk varej nga qeveria, tashmë do të kalojë nën varësinë e kësaj të fundit, pasi drejtuesi i SHÇBA që ka për detyrë të hetojë Policinë e Shtetit, do të zgjidhet dhe emërohet nga Rama. Përpos faktit se do të ndodhë nëj ndryshim në emrin e këtij institucioni, do t’i kalojnë në varësi edhe Garda e Republikës me Shërbimi Zjarrfikës. Struktura e re do të quhet Agjencia e Mbikëqyrjes Policore dhe do të ketë kompetenca dhe detyra të reja.