JOQ Albania
App Store
SHKARKO
Home
JOQ Albania

Jakimovski: Mora mesazh të qartë nga qytetarët!
Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 20/10/2021 23:05

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Qytetarët nuk duan ndërtesa të mëdha dhe nuk mbështesin rritjen e numrit të banorëve në zona të vogla dhe kërkojnë sa më shumë gjelbërim, kjo është pjesë e mesazhit të banorëve të Karposhit që e kuptoi kandidati për kryetar të kësaj komune Stevço Jakimovski. Në paraqitjen e tij sonte në emisionin “Magazina Ekonomike” në Alsat, ai foli për nevojat e qytetarëve që i kanë vërejtur ato përmes sondazheve të tyre.

“Në sondazhet që kemi bërë para zgjedhjeve, qytetarët më shumë kërkojnë – çezma. Të ketë çezma publike, por askush nuk kërkon kanalizime. Disa kërkojnë fasada. Në vendin e dytë janë parqet, por më duhet t’ju them se Karposhi është mbi standardin botëror. Standardi botëror është 7 metra katrorë gjelbërim për kokë banori, në Karposh është 11.6, dhe këtë afat ne planifikojmë ta rrisim në 16 ”, tha Jakimovski.

Ai shtoi se, sipas programit të tij, toka në kazermën Ilinden do të ndahet në parcela dhe do t’u ndahet çifteve të rinj për të ndërtuar shtëpi.