JOQ Albania
App Store
SHKARKO
Home
JOQ Albania

PDSH: Do të vazhdojmë të jemi pjesë e Qeverisë
Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 20/10/2021 12:27

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Partia Demokratike Shqiptare (PDSH) nëpërmjet një njoftimi për media, thekson se do të vazhdojnë të jenë pjesë e qeverisë.

Nga kjo parti besojnë se Qeveria e udhëhequr nga Zoran Zaev, ka kapacitete për të finalizuar procesin e marrjes së datës për negociatat me BE-në.

“Antarësimi i vendit në NATO është suksesi kapital i kësaj qeverie. Përshpejtimi i procesit integrues është prioritet kryesorë dhe ne besojmë plotësisht se kjo është qeveria e cila do të arrije që të finalizojë procesin e marrjes së datës për fillimin e bisedimeve për antërsim të plotë”.

“Partia Demokratike Shqiptare vazhdon të jetë pjesë e kësaj qeverie duke dhënë kontributin e vet modest për mirëqenien e qytetarëve, procesin e reformave dhe atë integrues”, thonë nga PDSH.