JOQ Albania
App Store
SHKARKO
Home
JOQ Albania

Zejdi e akuzon BDI-në
Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 19/10/2021 22:38

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Për mbështetjen ose jo ndaj Bilall Kasamit për rrethin e dytë në garën për Tetovën, Skender Rexhepin – Zejdi nga Alternativa thotë se për këtë duhet të vendosin organet e të dyja partive, duke aluduar në Kuvendet Qendrore të Aleancës për Shqiptarët dhe Alternativës.

Shton edhe se çdo e keqe shqiptarëve në Maqedoni u vjen nga BDI.

“Për bashkëpunimet eventuale dhe përkrahjet në rrethin e dyte duhet të vendosin organet kompetente në të dyja partitë.

Por ajo që është e rëndësishme është se të gjitha të këqijat e shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut janë si pasojë e keqmenaxhimit të pushtetit qendror dhe atë lokal nga ana e BDI-së, andaj sa më herët kjo e keqe te largohet nga vendbanimet shqiptare aq më mirë do të jetë për shqiptarët”, tha Rexhepi.