JOQ Albania
App Store
SHKARKO
Home
JOQ Albania

14 viktima dhe 472 raste të reja me Covid-19 në vend
Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 19/10/2021 19:20

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Gjatë 24 orëve të fundit në mbarë vendin nga 3431 teste të kryera janë regjistruar 472 raste të reja me Covid-19.

Ndërkohë nga Instituti i Shëndetit Publik njoftojnë se janë shëruar 498 pacientë, përcjell Alsat.

Ndërsa betejën me Covid-19 e kanë humbur 14 pacientë. Që nga fillimi i pandemisë, në vendin tonë janë regjistruar gjithsej 197.669 raste, prej të cilëve183.972 janë shëruar, kurse 6.978 kanë ndërruar jetë. Aktualisht në vendin tonë janë 6719 raste aktive me virusin korona.