JOQ Albania
App Store
SHKARKO
Home
JOQ Albania

Aksident i rëndë trafiku në autostradën Shkup-Tetovë
Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 19/10/2021 19:16

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Para pak çastesh në autostradën Shkup-Tetove ne afërsi të fshatit Zhelinë ka ndodhur një aksident i rëndë trafiku, ku janë përplasur tri vetura me njëra-tjetrën dhe për pasojë një person ka humbur jetën, si dhe disa persona të tjerë janë plagosur rëndë.

Sipas informatave te para, në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë policia dhe zjarrfikësit pasi është dashur ndërhyrja e këtyre të fundit për të nxjerr trupin e viktimës nga njëra prej makinave të përfshira në këtë aksident.

Për momentin autostrada është e bllokuar në drejtim të Tetovës, ndërsa pritet të mbërrijë prokurori që do të merret me hetimin e rastit në fjalë.