JOQ Albania
App Store
SHKARKO
Home
JOQ Albania

Shqipëri- Poloni/ Zëdhënësi i polakëve zbulon debatin në tunel me stafin shqiptar
Shkruar nga: N Hoxha | Publikuar më: 19/10/2021 18:59

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Zëdhënësi për shtyp i polakëve Jakub Kviatkovski, ka folur në lidhje me incidentin që ndodhi në ndeshjen Shqipëri-Poloni pak ditë më parë në stadiumin "Air Albania", ku pas shënimit të golit nga ana e polakëve në minutën e 77-të, tifozët kuqeazinj u irrituan së tepërmi dhe nisën të që llonin me shishe futbollistët polakë në fushë.

Kviatkovski tha për mediat vendase se ka debatuar ashpër me një person nga stafi i Shqipërisë. Po ashtu ai thekson se asnjë nga stafi i Shqipërisë nuk i ka kërkuar ndjesë.

Ai tha:

Që në fillim të ndeshjes, atmosfera në stadium ishte shumë e nxehtë. Si fillim shqiptarët fërshëllyen himnin kombëtar të Polonisë. Atmosfera negative u përshkallëzua pas golit në të 77-ën, kur shishet dhe objektet e tjera ranë në formë breshëri mbi kokat e polakëve. Nuk ishin një, dy, tri, por dyqind shishe. Edhe pas incidentit, ata kishin një mëri, askush nga stafi shqiptar dhe nga futbollistët nuk na kërkuan ndjesë për atë shëmti. Ata ishin të mërzitur me qëndrimin tonë ndaj gjyqtarit”. Dikush na bërtiti: ‘Çfarë po bën, çfarë po bën? Pse po largoheni nga fusha? Pse nuk doni të luani? Keni frikë?’ Unë i bërtita: ‘Çfarë po bën? Çfarë bëjnë tifozët tuaj? Gjyqtari ndaloi ndeshjen dhe urdhëroi të shkonim në dhomën e zhveshjes, kështu që ne zbritëm.