JOQ Albania
App Store
SHKARKO
Home
JOQ Albania

Levica dhe Mickoski shpenzuan shumë para në Facebook për fushatë
Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 19/10/2021 14:26

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Gjatë fushatës parazgjedhore për zgjedhjet lokale, nga 13 shtatori deri më 12 tetor, më shumë reklama të paguara në Facebook kishin partia politike “E majta” dhe kreu i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, raporton Reflektor, transmeton Portalb.mk.

“Levica” gjatë asaj periudhe shpenzoi 8.353 euro, Mickoski 7.068 euro vetëm për reklamim në rrjetin social Facebook.

Pas tyre vjen kreu i LSDM-së dhe kryeministri Zoran Zaev, por me pothuajse dy herë më pak para të shpenzuara – 3.743 euro, pasuar nga kryetari aktual i Kumanovës, Maksim Dimitrievski, me 3.631 euro, ndjekur nga partia VMRO -DPMNE, me 3.171 euro. Më pas vijon përsëri kandidati i VMRO-DPMNE-së për kryetar të Komunës së Aerodromit, Timço Mucunski, me 2.967 euro. Llogaritur të gjithë bashkë, Hristijan Mickoski, Timço Mucunski dhe partia VMRO-DPMNE kanë shpenzuar 13.206 euro për reklama në Facebook.

Pas Mucunskit, në lista ndodhet Nevzat Bejta, kandidat i BDI-së për kryetar të Gostivarit, me 2.839 euro. Kryetari aktual i Shkupit, Petre Shilegov ka shpenzuar 2.702 euro, dhe kandidati i VMRO-DPMNE-së për kryetar të Shtipit, Ivan Jordanov, me 2.436 euro.