JOQ Albania
App Store
SHKARKO
Home
JOQ Albania

Të shtëna me armë zjarri para selisë së një partie në Gostivar
Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 19/10/2021 13:53

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Mbrëmë rreth orës 21:30 në është shoqëruar në Stacionin policor të Gostivarit, personi E.J. (44) nga Gradeci i Gostivarit, pasi në mbrëmjen e 17/18 tetorit, rreth orës 21:00, gjatë festës me armë zjarri ka qëlluar përpara selisë së një partie politike në Negotinë të Pollogut.

Është kryer inspektim nga Departamenti i Punëve të Brendshme në Gostivar. Në vendin e raportuar janë gjetur dhe marrë për ekspertizë dy gëzhoja plumbi kurse prej personit E.Ј. gjithashtu për ekspertizë është konfiskuar edhe një pistoletë që e posedonte me licencë.