JOQ Albania
App Store
SHKARKO
Home
JOQ Albania

LSDM dhe OBRM-PDUKM në raundin e dytë do të garojnë në 25 komuna
Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 19/10/2021 11:14

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Në 34 komuna të Maqedonisë së Veriut, kryetarët janë zgjedhur në raundin e parë të zgjedhjeve lokale, të cilat u mbajtën më 17 tetor.

Sipas të dhënave të KSHZ-së, në raundin e parë OBRM-PDUKM ka fituar në 22 komuna, LSDM në nëntë, ndërsa BDI në tre, raporton telegrafi.

Dy partitë më të mëdha maqedonase LSDM dhe OBRM-PDUKM në raundin e dytë do të garojnë në 25 komuna.

Ndërsa kandidatët e ASh/AAA dhe BDI-së do të garojnë në tetë komuna, kurse në Zhelinë dhe Tetovë do të jenë kandidatët e Lëvizjes Besa dhe BDI-së.

Në Bashkinë e Shkupit në rrethin e dytë do të jenë kandidatja e pavarur, e cila e ka mbështetjen e OBRM-PDUKM-së Danella Arsovska, dhe kryetari aktual i cili është nga radhët e LSDM-së, Petre Shilegov.

Ndryshe, të dielën në Maqedoni u mbajtën zgjedhjet e shtata lokale, në të cilat është votuar në 80 komuna dhe Bashkinë e Shkupit. Raundi i dytë i zgjedhjeve lokale do të mbahet më 31 tetor.