JOQ Albania
App Store
SHKARKO
Home
JOQ Albania

Aziri: Jemi të gatshëm ta mbështesim Bilall Kasamin për Komunën e Tetovës
Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 19/10/2021 8:21

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Elmi Aziri nga koalicioni i Aleancës për Shqiptarët dhe Alternativës në emisionin debatik “Click Plus” në “TV21″ tha se janë gati në rrethin e dytë të zgjedhjeve lokale për të mbështetur kandidatin e Besës në Komunën e Tetovës, Bilall Kasami.

“Ne presim që të kemi negociata me Besën në ditët në vijim. Le të shohim, është e mundur të arrihet njëfarë bashkëpunimi.

Është e rëndësishme që BDI-ja dhe Teuta Arifi të bien, e cila meriton zero vota sepse asgjë nuk është bërë për Tetovën”, tha Aziri.