Paraqitjet e Marash Kumbullës në dy ndeshjet e fundit me Kombëtaren shqiptare duket se nuk i kanë pëlqyer aspak trajnerit të Romës, Jose Mourinho. Që kur Mourinho ka marrë drejtimin e Romës të gjithë e kanë vërejtur se Kumbulla nuk është i preferuari i tij pasi është aktivizuar shumë pak në ndeshjet e fundit. Edhe vetë Mourinho e ka treguar këtë fakt duke mos e zgjedhur si titullar për ndeshjet e ekipit dhe në konferencën e fundit për mediat 'vulosi' gjithçka. Pas ndeshjes me Juventusin, trajneri portugez e cilësoi Kumbullën të një cilësie të dobët, megjithëse mbrojtësi shqiptar bëri një super paraqitje me Poloninë dhe ndali Lewandowskin, një prej sulmuesëve më të mirë në botë.
Mourinho: "There are benches and benches in Serie A. Today we played with this line of 4, where Karsdorp was in doubt until the end. And the defenders I had on the bench were Reynolds, Kumbulla and Calafiori ..."
— Lupo TV (@LupoTVofficial) October 18, 2021