JOQ Albania
App Store
SHKARKO
Home
JOQ Albania

“Më mirë për Tetovën”: Komuna tani do të jetë më e hapur për qytetarët
Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 18/10/2021 15:01

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Iniciatiava qytetare “Më mirë për Tetovën”, e cila ka qenë pjesë e zgjedhjeve lokale, është shprehur mjaft e kënaqur me rezultatin e arritur ditën e djeshme (17 tetor).

Kryesuesi i lisës së këshilltarëve nga kjo iniciativë, Hamdi Sulemani, në konferencë për shtyp, tha se ky është fillimi i mbarë që Tetova të merr një kahje tjetër.

“Tetova votoi, Tetova vendosi, Tetova fitoi! Fitoi angazhimi i sinqertë për t’i zgjidhur hallet e njerëzve dhe problemet e qytetit. Tetova është e lodhur nga rrugët e papastra e me gropa, nga grumbujt e mbeturinave, nga qentë endacak, nga pasiguria në spital dhe kushtet mizore, nga kaosi urbanistik dhe ai në trafik, nga shkatërrimi dhe uzurpimi i hapësirave të gjelbra, kontrabandimi misterioz i planeve urbanistike si ai i Shik Jellakut për Daka Davidoviqin, honoraret për parazitët që marrin rroga pa bë punë, dhe vonesat 3-4 mujore të punës me djersë të puntorëve të NPK-së”.

“Fitoi besimi ynë se Tetova duhet të bëhet një qytet ku mund të jetojmë dhe jo të mbijetojmë. Neve na kanë votuar ata që duan ndryshimin. Ne nuk do të ndërhyjmë në zgjedhjen e qytetarëve, por është e qartë se mbështetja për ne është mbështetje për ndryshim për Tetovën. Kryetarin e ri e pret shumë punë dhe llogaridhënie në 4 vitet e ardhshme!”, tha Sulemani.

I pyetur se sa këshilltarë kanë fituar, ai tha se i kanë siguruar dy, ndërsa i presin rezultatet edhe për të tretin.