JOQ Albania
App Store
SHKARKO
Home
JOQ Albania

Mbi 96 përqind e votave të numëruara në Tetovë, këto janë rezultatet
Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 18/10/2021 9:11

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve ka vazhduar me numërimin e votave, nga votimi i ditës së djeshme.

Në Tetovë, nga 96.58 përqind të votave të numëruara, renditja është si më poshtë:

Teuta Arifi ka marrë 10.732 vota, apo 29.07 përqind.

Vullnet Murseli ka marrë 5.899 vota, apo 15.98 përqind.

Sadi Bexheti ka marrë 3.705 vota, apo 10.03 përqind.

Hamdija Elezoviq ka marrë 2.274 vota, apo 6.16 përqind.

Bilall Kasami ka marrë 10.150 vota, apo 27.49 përqind.

Afrim Ibraimi ka marrë 364 vota, apo 0.99 përqind.

Snezhana Stojanovska ka marrë 1.902 vota, apo 5.15 përqind.

Ndryshe, në rrethin e dytë në Tetovë do të garojnë Bilall Kasami nga Lëvizja Besa dhe Teuta Arifi nga BDI. Thesojmë që dalja në votime në këtë komunë ka qenë mbi 41 përqind.