JOQ Albania
App Store
SHKARKO
Home
JOQ Albania

Menduh Thaçi: Jam shumë i kënaqur që e pash shpërfytyrimin e Ziadin Selës
Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 18/10/2021 8:28

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare, Menduh Thaçi u shpreh i pakënaqur nga rezultati i PDSH-së në këto zgjedhje, megjithatë tha se mbetet i kënaqur nga shpërfytyrimi i Ziadin Selës.

“Jam shumë i kënaqur nga shpërfytyrimi i Ziadin Selës. Kështu përfundojnë të gjithë tradhtarët si Ziadin Sela. Ka pasur më parë si Rufiu, Imer Selmani e Hisni Shaqiri, jam shumë i gëzuar”, tha Thaçi.

Ai shtoi se kanë arritur ta ruajnë votën në Tetovë dhe se këto zgjedhje kanë qenë të vështira për PDSH-në.

“Nuk pranuam të bëjmë koalicion me askënd i cili nuk është i gatshëm ta marrë parasysh programin tonë, megjithatë ky është rezultati kapital”, tha Thaçi.

Thaçi po ashtu u shpreh se do të ndodhë ringjallja e PDSH-së.