JOQ Albania
App Store
SHKARKO
Home
JOQ Albania

Conor McGregor humb kontrollin, godet me grusht DJ dhe këngëtarin e njohur italian
Shkruar nga: N Hoxha | Publikuar më: 17/10/2021 18:22

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur ditën e djeshme në Romë, protagonist i së cilës është bërë ylli i arteve marciale Conor McGregor. Teksa ndodhej në Itali për të pagëzuar djalin e tij nga Papa, gjatë një feste në mbrëmje McGregor ka sulmuar DJ dhe këngëtarin e njohur Francesco Facchinetti, i cili po i bënte shoqëri, por mesa duket diçka ka shkuar keq mes tyre.

Gruaja e Facchinetti, Wilma Faissol, në një postim në Instagram ka treguar se si ndodhi ngjarja. "Duhet të ishte një mbrëmje e bukur, ne ishim të ftuar në një hotel për të takuar Conor McGregor. Ai është në Itali për të pagëzuar djalin e tij, ne u argëtuam, biseduam me orë të tëra ... Nga asgjë, ai e goditi me grusht në fytyrë Françeskon. Nga asgjëja. Për fat trurojat ishin shumë afër, ai mund ta vriste. Francesco fluturoi përsëri, ra në një tryezë. Ai u rrokullis, ra në një karrige dhe pastaj në tokë".

Gruaja më pas shtoi se luftëtari donte të vazhdonte sulmin, por u ndalua nga truprojat e tij të cilët e mbështetën në mur. Menjëherë pas kësaj, Francesco Facchinetti postoi gjithashtu një video në profilin e tij në Instagram ku u shpreh: "Unë u sulmova nga Conor McGregor. Ai më gjuajti pa asnjë arsye: mund ta hidhte mbi gruan time që ishte atje me mua, miqtë e mi ose miqtë e mi të tjerë që ishin atje. Zgjodha ta publikoj sepse fakti që jam është një mrekulli. Duart e tij janë armë, ai është i dhunshëm dhe i rrerzikshëm". Facchinetti tha gjithashtu se ka në plan të ngrejë një padi ndaj McGregor.

Burimi: nypost | Përktheu dhe Përshtati: JOQ Albania