JOQ Albania
App Store
SHKARKO
Home
JOQ Albania

Zgjedhjet në Maqedoninë e Veriut: Ishte pozitiv me COVID-19 dhe shkoi për të votuar
Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 17/10/2021 15:26

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Nga Ministria e Punëve të Brendshme njoftojnë se deri më tani nuk ka pasur raportime serioze për prishje të rendit dhe qetësisë gjatë votimeve.

Zëdhënësi MPB-së, Toni Angellovski deklaroi se deri në ora 11 janë regjitruar dy raste në SPB-Shkup dhe nga një rast në SPB-Shtip, SPB-Kumanovë dhe SPB-Veles.

Në Velse, është raportuar se një person ushtroi të drejtën e votës, ani pse, e dinte që ishte pozitiv me COVID-19, përcjell Alsat.

“Në orën 09:15 në Stacionin Policor Kavadarci – SPB-Veles u raportua se në vendvotimin nr.0720 në Rosoman, A.A (61) nga Rosoman ushtroi të drejtën e votës, edhe pse e dinte që ishte pozitive për koronavirusin”, thonë nga MPB.